Të gjitha partitë shqiptare në garë për “jetë a vdekje”

Lajme

Të gjitha partitë shqiptare në garë për “jetë a vdekje”

Nga: Ridvan Emini Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:11

Në Maqedoni u krijua një subjekt i ri politik ndër shqiptarë. Është ky “Uniteti” i krijuar si një kombinim i një fraksioni të ndarë nga BDI-ja dhe i disa subjekteve të tjera më të vogla. Kjo është një risi në skenën politike shqiptare në Maqedoni, por jo edhe hera e parë që parti të reja formohen si rezultat i pakënaqësive me hapësirën për punë në kuadër të partive ekzistuese. Edhe deri tani, parti të reja të cilat formoheshin ishin më shumë fraksione politike, të cilat po legalizonin ndarjen nga partitë ku vepronin, por që përveç që mund të shihet si një zgjerim i ofertave për elektoratin shqiptarë në Maqedoni, përvoja e deritanishme përfshirë edhe zgjedhjet e kaluara parlamentare, tregojnë se ndarja në parti më të vogla e zvogëlon edhe mundësinë e shqiptarëve për të qenë të përfaqësuar sa më numerikisht në parlament.
Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar njohës të rrethanave, jo vetëm thjeshtë për të komentuar lindjen e një partie të re shqiptare në Maqedoni, por edhe për të rrahur si duhet faktin nëse një parti e re forcon spektrin politik shqiptarë me ofertë të re, apo e dobëson tutje pasi që potencialisht mund të vjen edhe te ndarja e votës shqiptare.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat