Lista Serbe e shqetësuar, sheh të ardhme me probleme

Lajme

Lista Serbe e shqetësuar, sheh të ardhme me probleme

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:03

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar se është shqetësuese fakti se janë 100 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët po kundërshtojnë formimin e “Zajednicës”. Ai thotë se në periudhën e ardhme me siguri do të ketë probleme serioze, pasi që opozita do të tentoj të bllokojë disa procese dhe realizimin e marrëveshjes së Brukselit.

Simiq: Nënshkrimet kundër “Zajednicës”, shqetësuese

“Mekanizmat ekzistojnë që të mos arrihet deri tek një situatë e tillë, dhe mekanizmat e tillë po anashkalohen, do të thotë që sigurimi të hyj dhe të ndaloj opozitën për të hyrë brenda. Është vërtetë shqetësuese fakti se kemi 100 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët kundërshtojnë formimin e “Zajednicës”. Mendoj se periudhën e ardhme me siguri do të kemi probleme serioze dhe këto probleme, gjithsesi se do të na i krijojë opozita e cila do të tentoj të bllokojë disa procese dhe realizimin e marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel. Unë gjatë bisedave me disa nga opozita kam kuptuar se ata do të bëjnë gjithçka që të mos vie deri te realizimi i marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht të mos vie deri te formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kjo và «rtetë është shqetësuese”, ka thënë ai.

Sipas tij, është herët të konstatohet se kur do të vie deri te zgjedhjet parlamentare, ato mbase po përmenden së fundi.

“ Kemi pasur rastin e vakumit kur gazetarët kanë spekuluar se do vie deri te zgjedhjet e reja parlamentare, por besoj se prapë do ketë ndonjë kompromis dhe Kuvendi do të filloj punën dhe ecurinë normale”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat