Vrasjet politike u bënë për interesa të ngushta partiake

Lajme

Vrasjet politike u bënë për interesa të ngushta partiake

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:14

Konsiderohen si dëmi më i madh kriminal që i është bërë Kosovës pasluftës. Por, pavarësisht viteve që kalojnë vrasjet politike vazhdojnë të mbesin mister i pazgjidhur.
Vlerësohet se të gjitha vrasjet politike, paslufte që kanë ndodhur, kanë ndodhur për interesa të ngushta të grupeve të caktuara shqiptare. Por, ka edhe nga ata të cilët në këto vrasje thonë se janë të përfshira shërbimet e huaja sekrete, në veçanti ato serbe.
Të gjitha vrasjet që kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, do të jenë objekt hetimi i Gjykatës Speciale. Kështu thotë për “Bota sot”, avokati Arianit Koci, i cili thekson se Gjykata Speciale është formuar edhe për t`i hetuar vrasjet e natyrës politike.

Vrasjet kanë ndodhur për interesa politike

Mirëpo, për analistin Jeton Kelmendi, vrasjet politike kanë ndodhur për interesa të ngushta të grupeve të caktuara shqiptare.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat