Kim Mehmeti: Bashkë me njerëzit që po përfundojnë në fund të Mesdheut, po mbaron edhe humanizmi i njerëzve

Lajme

Kim Mehmeti: Bashkë me njerëzit që po përfundojnë në fund të Mesdheut, po mbaron edhe humanizmi i njerëzve

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:29

Analisti politik në Maqedoni Kim Mehmeti ka komentuar çështjen e migrimit drejtë Evropës. Ai ka thënë se bashkë me njerëzit e Lindjes së Mesme dhe Afrikës që po përfundojnë në fund të Mesdheut, ka mbaruar edhe humanizmi i disa njerëzve. E bashkë me ta edhe humanizmi i disa shqiptarëve që thonë se ç’kërkojnë këta myslimanë në Evropën e tyre të civilizuar dhe humane.

Ai ka komentuar edhe ngjarjen tragjike të një fëmije dyvjeqar ku valët e detit e nxorrën në breg.

“Me mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë përfunduar në fund të Mesdheut, ku së bashku me ta, është duke u kalbur edhe humanizmi i një pjese të madhe të gjinisë së sotme njerëzore e ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët, që pyesin se ç’kërkojnë këta myslimanë në Evropën e tyre të civilizuar dhe humane!? Pra ku kalbet humanizmi i atyre që më parë anëtarësohen në organizatat për mbrojtjen e qenve, maceve..., se sa ta ndihmojnë një fëmije të lindur nga prind, që nuk i takojnë etnisë, fesë apo ngjyrës së tyre! Mediat e sotme kanë botuar foton rrëqethëse të një fëmije sirian – Engjëll – dyvjeçarë, që e ka nxjerrë uji të mbytur në një plazh të Bodrumit të Turqisë, mbase sepse edhe fundi i detit nuk ka pranuar të bëhet varr i atij trupi të pafajshëm! Ajo foto tregon fytyrën e kohës në të cilën jetojmë, por atë foto nuk kam aq forcë ta publikojë këtu! Në vend të saj, po ua përcjell një foto ku shihen njerëzit e trishtuar për fatin e delfinëve që janë duke i shpëtuar! U mundova, po nuk gjeta asnjë foto ku do i shihje evropianët e dalë në brigjet e Mesdheut, të gatshëm t’i shpëtojnë e t’i presin ata që i ka tradhtuar atdheu i tyre!”, shkruan analisti shqiptar në Maqedoni./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat