Tahiri: Ose Serbia i heq targat provë, ose edhe ne ja bëjmë njejtë

Lajme

Tahiri: Ose Serbia i heq targat provë, ose edhe ne ja bëjmë njejtë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 20:34

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë në RTK se nëse Serbia nuk i heq targat provë për automjetet e Kosovës sipas marrëveshjes atëherë edhe ne do t’i aplikojmë të njëjtat duke u bazuar në marrëveshjen për reciprocitet nga viti 2011. Për këtë ajo tha se duhet pritur deri në takimin që do të mbahet këtë muaj.
Për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe të Kosovës, Tahiri e ripotencoi se nuk ka kompetenca ekzekutive dhe se është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ajo tha se ka alarmim frike nga disa pjestar të opozitës por që unë ju siguroj që nuk ka as bosnjëzim e as federalizim të Kosovës.
Madje ajo tha se nuk ka nevojë për frikë se Asociacioni do të menaxhon me pronat shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat