Kafe dhe simite për të gjithë – paguan Obama! (Video)

Lajme

Kafe dhe simite për të gjithë – paguan Obama! (Video)

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:37

Gjatë udhëtimit në Alaskë, presidenti amerikan Barak Obama u ndal në një kafene ku i qerasi me kafe dhe simite me kanellë të gjithë klientët që ndodheshin aty.

“Do t’i marr të gjitha”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë duke bërë me gisht nga gatimet në banak.

Gjatë kësaj jave Obama po zhvillon një tur në shtetin e largët amerikan, ku u ka kërkuar udhëheqësve botërorë të bëjnë më shumë për të ulur ndotjen e atmosferës nga gazrat karbonikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat