E pabesueshme: Ja si i presin emigrantët në Gjermani (Video)

Lajme

E pabesueshme: Ja si i presin emigrantët në Gjermani (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 20:58

Dhjetëra qytetarë dolën në rrugët e qytetit Oer Erkenschwick në Gjermani për të pritur një autobus me emigrantë.

Ata mbanin në duar pankarta ku u urohej mirëseardhja atyre në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe arabisht.

Turma duartrokiste dhe përshëndeste me luledielli në duar.

“Ju jeni të gjithë të mirëpritur”, thuhej në pankarta.

Ndërkohë Policia e Mynihut u ka bërë thirrje gjermanëve që të mos sjellin gjëra për azilkërkuesit.

Banorët e Mynihut kanë vërshuar pranë azilkërkuesve duke sjellë ushqime, ujë por edhe para.

Dhjetëra banorë janë paraqitur si vullnetarë. Një firmë solli një kamion plot me ushqime.

Por policia thotë nuk ka nevojë pasi numri i azilantëve po ulet dhe numri i vullnetarëve që kërkojnë të ndihmojnë po rritet.

Ndërkohë lajmi kryesor sot ishte vërshimi i refugjatëve në një stacion hekurudhor në Hungari.

Ata synonin të hipnin në trena për të shkuar në Gjermani, ndërsa thërrisnin “Merkel, Merkel”.

Sipas Spiegel, shkak për këtë fluks u bë një keqinterpretim i një lajmi se Gjermania nuk do i kthejë mbrapsht azilantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat