Gjykata Speciale po vjen, të përgatiten komandantët!

Lajme

Gjykata Speciale po vjen, të përgatiten komandantët!

Nga: Ridvan Emini Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:07

Kuvendi i Kosovës aprovoi ligjet me një debat plotë kundërshtime, tani Gjykata Speciale është në përputhje të plotë me sistemin ligjor të Kosovës. Ajo së shpejti do të funksionalizohet, kurse 15 shtatori shënon datën e hyrjes në fuqi të akteve të miratuara në Kuvend.

Që tani ka spekulime të shumta, por të ndryshme lidhur me spektrin e rasteve me të cilat do të merret kjo gjykatë. Disi gjërat janë të përgjithësuara, së paku nëse i referohemi ligjeve rreth gjykatës, por pikërisht kjo mund të jetë ai elementi befasues dhe i paparashikueshëm. Përgjithësisht, shumica parlamentare e ndërlidh punën e Gjykatës Speciale me luftën e UÇK-së, duke pretenduar se gjykata do të dëshmoj që lufta ishte e pastër. Se çdo gjë është përpjekur të lidhet me UÇK-në, flet edhe fryma e përmbajtjes së dy ligjeve të aprovuara dhe ku në asnjë rast nuk përmendet çështja e vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Gjatë debatit parlamentar, shihej qartë se kjo çështje paraqet një shqetësim serioz së paku për një pjesë të deputetëve të LDK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat