Jabllanoviq, në krye të Asociacionit

Lajme

Jabllanoviq, në krye të Asociacionit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:15

Serbët e veriut të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit të Serbisë Marrëveshjen për Asociacionin vazhdojnë ta vlerësojnë si një prej të arriturave më të mëdha të tyre, në dialogun e deritashëm me Prishtinën.

Ata gjithashtu e quajnë Bashkësi e Komunave Serbe marrëveshjen, sipas të cilës 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë do të kenë autonomi me kompetenca të zgjeruara.

Derisa për serbët marrëveshja është Bashkësi, për shqiptarët ajo është Asociacion, që nuk ka kurrfarë kompetencash, ndonëse në versionin anglisht të marrëveshjes, asociacioni mund të jetë edhe bashkësi.

Serbët në veri të Kosovës, posaçërisht Lubomir Mariq, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, insistojnë që në Statut të potencohet saktësisht ZSO (Zajednica Srpskih Opstina), e kurrsesi ASO (Asociacia Srpskih Opstina).

Mariq, i cili është koordinator i ekipit për formimin e BKS-së, ka paralajmëruar se që nga nesër, e hënë, në bashkëpunim edhe me juristë dhe me ekipin me ekspertë ndërkombëtarë do të fillojë përgatitja e Statutit për BKS-në. “Me juristë dhe me ekipin e ekspertëve ndërkombëtarë do të fillojmë që nga nesër përgatitjen e Statutit dhe shumë shpejt do ta kemi versionin e tij”, ka thënë Mariq për mediet serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat