Edhe ditëve të para të javës vazhdon vapa afrikane

Lajme

Edhe ditëve të para të javës vazhdon vapa afrikane

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:27

Gjatë ditëve të para të javës që po vjen, vapa afrikane do të vazhdojë të kaloj mbi rajon, duke mbajtur temperaturat mbi vlera normale edhe gjatë ditëve të para të vjeshtës meteorologjike që fillon më 1 shtator.

Do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 32C deri në 35C, e ato minimale rreth 17C deri 18C.

Por, ndërkohë nga Atlantiku një front i ftohtë gjatë ditës së martë dhe mërkurë pritet të depërtojë në Europën perëndimore dhe qendrore, duke sjellur të reshura dhe rënie të temperaturave në këtë pjesë të kontinentit.

Në Mesdheun jugor pritet të krijohen fusha të ulëta barike, të cilat pritet të zhvendosen edhe mbi rajonin tonë, e në vendin tonë nga dita e mërkurë pritet të sjellin mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Nga dita e enjte temperaturat pritet të zbresin lehtë, me maksimale nga 30C deri 32C, e minimale nga 15C deri në 16C.

Gjatë kësaj periudhe pesë ditore erërat do të fryjnë kryesisht nga ana jugore 1-5m/s, ndërkohë që shtypja atmosferike nga vlerat e larta do të zbres rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat