Kryeministri Mustafa: FAK-un do ta themelojmë edhe pa “vullnetin” e Listës serbe

Lajme

Kryeministri Mustafa: FAK-un do ta themelojmë edhe pa “vullnetin” e Listës serbe

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:51

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes një postimi të publikuar në Facebook ka folur rret krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kryeministri Mustafa ka thënë se koalicioni qeverisës po punon për transformimin e FSK-së në ushtri, mirëpo në rast të mungesës së mirëkuptimit për amandamente kushtetese, Qeveria do të procedojë ndryshmet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në.

“Koalicioni qeverisës PDK-LDK, së bashku me partnerët e tjerë po punon në transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
Unë dhe z. Thaçi kemi vlerësuar se nuk ka arsye të prolongohet transformimi i FSK-së dhe që ky transformim të varet nga vullneti i një subjekti politik. FSK është forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Me veprimet dhe aksionet e saj, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar përkushtim në të gjitha situatat emergjente dhe rreziqet në çdo pjesë të vendit tonë dhe për çdo njeri. Janë treguar shembull në misionet humanitare.
Në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e tranformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK do të merr të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK. Ndërkaq do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së. IM”, shkruan Mustafa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat