“Toniblerët” e rinj të Kosovës

Lajme

“Toniblerët” e rinj të Kosovës

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:47

Të dielën (nesër) në televizionin publik gjerman ARD emetohet emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”.
Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD dhe trasmeton albinfo.ch

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë qe bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

Emisioni jepet më 30 gusht 2015 me fillim nga ora 12.45 në televizionin ARD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat