Ngritet aktakuzë ndaj 6 personave, për krim të organizuar

Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj 6 personave, për krim të organizuar

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:31

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Ferizajt kundër gjashtë të pandehurve.
Sipas një kumtese për media të prokurorisë, katër nga ta akuzohen për veprën penale: Krim i Organizuar si dhe Detyrimi i Rënduar.

“Disa nga të pandehurit përballen me akuza shtesë përfshirë Zjarrvënie e Rënduar nga neni 334, 1, 2 dhe 3 i KPK-së, Uzurpim i Paligjshëm i Pronës së Paluajtshme, nga neni 332, paragrafët 1 dhe 3 të KPK-së, Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, paragrafi 1.6 dhe 1.8 të KPK-së dhe Lëndim i Lehtë Trupor nga neni 188, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i KPK-së” thuhet në një njoftim të prokurorisë speciale.

Poashtu bëhet e ditur se veprat e pretenduara penale shtrihen përgjatë periudhës kohore 2008 – 2015 dhe kanë të bëjnë me blerjen e parcelave të tokës në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat