Ja pse nuk do ta vuajnë dënimin në Kosovë!

Lajme

Ja pse nuk do ta vuajnë dënimin në Kosovë!

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 11:47

Ka shumë arsye që u krijua gjykata speciale. Ju kujtohet, rasti kur Sami Lushtaku thuhej se shtrihej në spital i sëmurë dhe drejtësia nuk e kapte dot!? Më në fund kur vendosin ta kapin, thanë se është në QKUK, por aty diku nuk po dorëzohej! Nuk i dorëzohej as EULEX-it dhe as policisë së Kosovës.
Të sëmurët, të afërmit e tyre, që ndodheshin atë ditë në spitale, në QKUK ishin para pamjeve horrori si në filma, ku forca të shumta policie sikur vrapojnë për të kapur kriminelin, por ai nuk gjendet gjëkundi, por detyra e kërkon të pozicionohen sa më mirë dhe ashtu të trembin sa më shumë qytetarët, padashtas!
Më në fund Sami Lushtaku dhe miku tjetër i tij, iu dorëzuan drejtësisë, pas një marrëveshje të bërë nga jashtë, dhe atëherë ata shkuan, nga jashtë, nga banesat ku ndodheshin diku në Prishtinë, hyn në QKUK në dhomat e tyre dhe iu dorëzuan policisë.
Pra, merreni me mend, nga qyteti shkuan në spital, që t’i dorëzohen drejtësisë!
Tregimi i spitalit nuk është i ri. Prej vitesh tashmë është legjendë urbane e Prishtinës, se një tjetër pacient ‘doajen’ i QKUK-së, Sabit Geci sillej më shumë në këtë qendër referente mjekësore të Kosovës, se sa në burgjet ku vuan dënimin!
Këta nuk e kanë krijuar vetëm legjendën e ‘vuajtjes së dënimit’ në QKUK. Ata e kanë krijuar një legjendë tjetër, atë të drejtuesve të burgjeve.
Zgjedhja zyrtare e drejtorit të burgut si në Dubravë bëhet kot. Janë të burgosurit e mëdhenj, si Sabit Geci, që drejtojnë e komandojnë, nëse jo me krejt burgun me të drejtat e veta po se po.
Një tregimtar, i kësaj rrëfenje thotë, se kur Sabiti ndodhet në burg, gardianët janë në hall edhe ti shkojnë ti trokasin në derën, jo të qelisë, por të dhomës speciale të tij, që se ka aspak të krahasueshme zyrën e tij drejtori. Gardianët i kërkojnë disa herë të falur se ia prishin qetësinë, edhe atëherë kur këtë duhet ta bëjnë për shkak se i shkojnë miq në vizitë Gecit. Por, më befasuese është dhoma me shtretër komod, televizor të madh sa s’bëhet, celular të renditur, fruta çka ti dojë qejfi, e deri tek frigoriferi i stërmbushur!
Pas luftës, kur sapo ishte vendosur UNMIK-u, dhe filloi një lloj stabiliteti, keqpërdoruesit dhe hajnat që ishin kapur, kur mbesnin pa para, thoshin më mirë të bëjmë ndonjë sherr, e na arreston policia, dhe kalojmë disa netë me tana të ushqimet më të mira, pa para!
Por, në vend të vuajtjes së dënimit në Kosovë, ata që do të dënohen nga gjykata speciale, do të duhet që edhe dënimet ti vuajnë jashtë Kosovës. Madje edhe arrestimet! Errësira e burgut do të jetë më e padurueshme! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat