IPK fillon hetimet për incidentin në Prelez të Ferizajt

Lajme

IPK fillon hetimet për incidentin në Prelez të Ferizajt

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:44

Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm (04.08.2015) Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar për një incident me të shtëna me armë zjarri ku dyshohej se është përfshirë edhe një zyrtar policor i cili nuk ishte në detyrë zyrtare.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Prelez të Ferizajt në afërsi të një lokali.

Ekipi në thirrje i hetuesve të IPK-së është përgjigjur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Hetuesit e IPK-së të cilët janë akoma në vendin e ngjarjes janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin kompetent lidhur me veprimet hetimore bazuar në Kodin e Procedurës Penale. Si pjesë e këtyre veprimeve hetimore është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë marrë disa deklarata nga persona të dyshuar dhe dëshmitar të rastit.

Për këtë incident deri tani nga IPK-ja janë arrestuar dy të dyshuar (njëri ndër ta zyrtari policor) të cilëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Inspektorati Policor në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmarr të gjitha veprimet adekuate ligjore për të zbardhur detajet rreth këtij incidenti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat