Asociacioni me kompetenca të plotfuqishme?

Lajme

Asociacioni me kompetenca të plotfuqishme?

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 09:17

Ndonëse nuk është bërë publike, grupet punuese nga Beogradi dhe Prishtina janë duke punuar intensivisht në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Zëri mëson se dy javët e fundit kanë qenë intensive mes grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia, ku fillimisht janë pajtuar që punëtorët e Asociacionit të Komunave serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë, ose thënë ndryshe “shërbyes shtetërorë”.

Kjo edhe është kërkesa e palës serbe, e shtruar nga fillimi i këtij procesi, prej se është arritur marrëveshja për themelimin e saj, në prill 2013.

“Është arritur pajtim mes palëve, që punonjësit e Bashkësisë së Komunave Serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë”, bën të ditur një zyrtar i lartë i qeverisë serbe, i cili asociacionit i referohet si “Zajednica”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat