Thaçi zbuloi identitetin e një deputeti që mund të akuzohet nga Specialja

Lajme

Thaçi zbuloi identitetin e një deputeti që mund të akuzohet nga Specialja

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 23:04

Gjatë polemikës së sotme në Kuvend, në mes zv/kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashtim Thaçi me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, kryediplomati në mënyrë të tërthortë zbuloi edhe emrin e njërit prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mund të akuzohet nga Gjykata Speciale.

Diplomati Thaçi në Kuvendin e Kosovës tha se i vetmi deputet nga Lëvizja Vetëvendosje që mund t’i ngrihet aktakuzë për krime lufte nga ana e Gjykatës Speciale është Rexhep Selimi.

“Kam një pyetje për atë me mjekërr atje. Qysh ke e mundur që Millosheviqi të ju bëj mik shtëpie vetëm juve edhe Rrahman Morinën. Vetëm pyete vetën për këtë. Juve me përjashtim të Rexhep Selimit, asnjë aktakuzë për krime lufte nuk ju rrok, rrini shlirë”, ka thënë ndër të tjerash diplomati Thaçi.

Përndryshe, me 82 vota pro dhe pesë kundër Kuvendi i Kosovës votoi për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat