Avokati i Enver Hasanit akuzon Albert Rakipin për falsifikim (Video)

Lajme

Avokati i Enver Hasanit akuzon Albert Rakipin për falsifikim (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 22:22

Avokati i Enver Hasanit, Bekim Shala ka thënë se dëshmitarët e akuzës kanë mohuar përfshirjen e klientit të tij në falsifikimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze më gjuhën shqipe.

Prokuroria pretendon se ish-rektori i UP-së, Enver Hasani në vitin 2008 bashkë me Hakif Veliun drejtorin e prokurimit publik në UP dhe Albert Rakipit nga Instituti për Studime Ndërkombëtare kanë falsifikuar këtë kontratë.

Avokati, Shala është duke akuzuar Rakipin për këtë falsifikim ku thuhej se përkthimi i librave duhej të bëhej në bazë të numrit të fjalëve të përkthyera dhe jo në karaktere.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari nuk deshi të komentoj për këtë rast.

Klan Kosova ka provuar të dielën të kontaktoi edhe me Albert Rakipin, por e pati të pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat