Imamët kërkojnë të merren masa ndaj ekstremizmit fetar në Kosovë (Video)

Lajme

Imamët kërkojnë të merren masa ndaj ekstremizmit fetar në Kosovë (Video)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:20

​Videoja e publikuar nga shteti Islamik, kur dy xhihadist shqiptar, kërcënojnë me sulme terroriste ka shkaktuar reagime të forta nga vet klerikët në Kosovë.

Hoxhë Mulsi Verbani nga Kaçaniku, thotë se kërcënimet që artikulohen, nuk janë diçka e re për Kosovën por nëse organet e rendit nuk marrin masa, ISIS mund të veproj.

Sipas tij kërcënime për momentin është psikologjik dhe vjen prej ideve vehabiste, por pas tyre vjen radikalizmi dhe veprimi praktik.

Edhe imami Zuhdi Hajzeri është kundërpërgjigjur duke thënë se personat e tillë nuk kanë asnjë lidhje me islamin .

Reagimet vijnë, ndërsa 32 qyetarë nga Kosova, dyshohet të kenë luftuar përkrah ISIS-it, ku shumica prej tyre besohet të jenë trajnuar në kampet ekstremiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat