Për një fotografi “epike”, ngjiten në Alpe njëqind bjeshkatarë (Foto/Video)

Lajme

Për një fotografi “epike”, ngjiten në Alpe njëqind bjeshkatarë (Foto/Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:39

Në kujtim të njeriut të parë, që e ngjiti majën Matterhorn Ridge, në Alpe të Zvicrës, është realizuar një projekt interesant që përfshiu njëqind bjeshkatarë profesionistë.
Për nder të Edward Whymper, që e pushtoi këtë maje para 150 vitesh, është bërë një set fotografishë mbresëlënëse.

Fotografi Robert Bosch, ka kërkuar që bjeshkatarët të kenë nga një dritë të vendosur në kokë.

Ndriçimi që kanë lëshuar llambat gjatë natës, ka bërë që të krijohen vizione të ndryshme nga larg.

Gjatë udhëtimit nëpër shkëmbin e lartë 4.478 metra, ata kanë bërë performanca të ndryshme, që të tregojnë pjesët më interesante të vendit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat