Rugova dhe LDK-ja ishin objektivë sulmi nga grupimet antishqiptare

Lajme

Rugova dhe LDK-ja ishin objektivë sulmi nga grupimet antishqiptare

Nga: Intervistoi: Mikel GOJANI Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:04

“Bota sot:” Edhe sot LDK-ja thirret në frymën e rugovizmit, këtë sintagmë mos e ka vetëm sa për t’u mbështetur në filozofinë e Dr. Rugovës, sepse pothuaj të gjithë e dimë që LDK e ka humbur identitetin që ka pasur. Sa pajtoheni me këto pikëpamje?

Kolaj: Unë nuk mendoj se LDK e ka humbur identiteti e vet. Thirrja në filozofinë e Presidentit Rugova është zëri dhe veprimi që duhet të mbes gjallë dhe të begatohet me risitë tjera që sjell jeta. Përndryshe, nëse nuk ka risi, atëherë mund të shndërrohet në dogmë. Unë jam kundër dogmave.
Në anën tjetër, realiteti ynë në Kosovë është shumë sfidues. Ka varfëri, mungese të perspektivës ekonomike, dukuri devijante shoqërore, si korrupsion, reketim, nepotizëm, prostitucion, keqpërdorim funksionesh, depërtime të ideologjive të ndryshme antidemokratike e kombëtare. Këto janë bërë pengesë e madhe për të ecur vendi përpara.
Në anën tjetër, Serbia vazhdon të bëjë pengesa dhe shantazhe të shumta, si në planin e brendshëm, duke i manipuluar serbët vendorë (rasti i Veriut të Kosovës), po ashtu duke sabotuar përpjekjet tona dhe të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve përmes bisedimeve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat