Shtetasi i Kosovës vret mikun në Kumanovë

Lajme

Shtetasi i Kosovës vret mikun në Kumanovë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:08

Është zbuluar identiteti i personit të vrarë sot paradite rreth orës 11 e 20 minuta në rrugën Tode Mendoll në Kumanovë.

Sipas informative të para është vrarë Riza A. 71 vjeçar kurse lëndime të rënda ka marrë djali i tij 30 vjeçar Adnan A. Si autor I vrasjes dyshohet shtetasi kosovar Beqir N. I cili ka qenë dhëndër i viktimave. Sipas informatave të para Adnani ka marrë plagë në këmbë dhe është transferuar në spital, raporton “lajmpress.com”.

Pas vrasjes së kryer, autori Beqir N. Është futur në një automobil “BMW” me targa zvicerane dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Më herët është informuar se shkak për incidentin kanë qenë raportet e prishura familjare, respektivisht sherri rreth asaj se me kë do të jetojë fëmiu i vogël të cilin Beqir N. e ka pasur deri sa ka qenë i martuar me vajzën e Rizaut tashmë të ndjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat