Gati marrëveshja "Brukseli 2"

Lajme

Gati marrëveshja "Brukseli 2"

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 08:50

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, telekomi, energjetika dhe barrikada “Parku i paqes” janë katër tema që po negociohen tash e një kohë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E kjo seri e takimeve pritet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje pako për këto çështje, që ndryshe quhet edhe si “Brukseli 2”, pas Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, më 19 prill 2013.

Tashmë është arritur pajtimi i të dyja palëve për çështjen e telekomit, mirëpo për shkak se në çështjet tjera ende nuk është arritur pajtimi, as kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet pasi që edhe Bashkimi Evropian po kërkon që të nënshkruhet një marrëveshje pako e cila do të përfshinte këto katër çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat