​25 vjet nga dëbimi i punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës

Lajme

​25 vjet nga dëbimi i punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 07:45

Para 25 vitesh, më 5 korrik të vitit 1990, okupatori serb mbylli dhunshëm Radio Televizionin e Prishtinës.

Mbyllja e RTP-së paraqiste fillimin e fushatës së egër gjenocidale në të gjitha institucionet e Kosovës që pasoi pastaj me mbylljen e shtëpisë botuese Rilindja, Universitetin e Prishtinës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve , dhe Teatrin e Prishtinës.

Mbyllja e Radiotelevizionit të Prishtinës, erdhi menjëherë pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.

Për ta përkujtuar 25 vjetorin e mbylljes së RTP-së ish-punëtorët e këtij institucioni sot do ta shënojnë këtë përvjetor me disa aktivitete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat