Filologjiku propozon staf sipas preferencave të profesorëve

Lajme

Filologjiku propozon staf sipas preferencave të profesorëve

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:59

Komisioni Recenzues i Fakultetit Filologjik, të Universitetit të Prishtinës ka propozuar për angazhim kandidatë me master duke refuzuar ata me doktoratë.

Sipas konkursit të shpallur nga Universiteti i Prishtinës, dhe aplikimit të kandidatëve të interesuar, u publikua edhe vlerësimi nga Komisioni Recenzues i Fakultetit Filologjik, të Universitetit të Prishtinës, i cili propozoi për angazhim kandidatë me master dhe refuzoi ata me doktoratë dhe dëshmi shkencore.

Bëhet fjalë për pozitat për asistente në lëndët: Letërsi romantike arbëreshe, Stilistikë, Letërsi romantike shqipe, Semiologji, dhe, pas vlerësimit, komisioni recenzues propozon për angazhim kandidaten me titull Master Serafina Lajçi, ndërsa, me këtë rast, refuzohet kandidatja me titull Doktorature, Dr. Donika Dabishevci-Jetullahu, dhe, në vlerësim, komisioni nuk prezenton as titullin shkencor në propozimin e Komisionit.

Sipas konkursit të shpallur dhe kritereve për aplikim për pozitat asistentë, kandidatja Dr.Dabishevci ka konkurruar edhe në një pozitë tjetër në të njëjtin fakultet, në drejtimin e gazetarisë, në lëndën Hyrje në letërsi, ku poashtu është propozuar kandidati MA Flamur Maloku, dhe, sikurse edhe në rastin e parë, znj. Dabishevci –Jetullahu nuk ia kanë publikuar fare gradën e doktorit në raportin e Komisionit recenzues.

Përveç diplomës së Doktoratës, fituar në Universitetin publik të Tiranës, dhe nostrifikuar edhe nga Ministria e Arsimit Shkencës e Tekonologjisë së Kosovës, kandidatja Dr. Donika Dabishevci-Jetullahu, në aplikim e saj për këto dy pozita në UP , ka dorëzuar si dëshmi edhe librin e saj monografik ‘Proza e poetizuar”, botuar nga Instituti Albanologjik dhe dhjetëra dëshmi për pjesëmarrje në një sërë konferencash shkencore të albanologjisë dhe publikime të tjera shkencore relevante.
Në këtë rast, grada e doktorit për angazhimit shkencor, nuk është e vleshme për UP, e cila në të dy këto raste propozon kandidatë vetëm me master.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat