Komandantët me Ramushin kundër Thaçit për gjykatën speciale

Lajme

Komandantët me Ramushin kundër Thaçit për gjykatën speciale

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:52

A do të formohet gjykata speciale nga Kosova apo nga OKB-ja? Kjo është pyetja që tash e sa ditë po bëhet nga opinioni i gjerë, politika dhe nga miqtë tanë, por edhe nga kundërshtarë e armiq të shqiptarëve.
Burime të gazetës “Bota sot” thonë se gjykata tashmë është punë e kryer. Por, opozita në krye me Ramush Haradinajn po bën çdo kundërshtim të mundshëm me shpresë për ta bërë të dështojë procesi. Madje nga kampi opozitar ka që thonë se gjithëçka do të përmbyset, po që se vendoset krijimi i kësaj gjykate nga shumica parlamentare.

Komandantët me Ramushin!

Por, Ramush Haradadinaj, partia e të cilit pritet të preket për disa raste, dhe se do të nxirren para jurisë figura të larta, tashmë ka në aleancë edhe komandantë drenicar dhe të tjerë. Disa nga deputetët që e kundërshtuan krijimin e gjykatës janë pikërisht nga Drenica dhe sikur janë në varësi të disa komandantëve të luftës. Kjo po e inkurajon kampin kërcënues edhe për rrezikim të rendit, por se si do të zhvillohen ngjarjet mbetet të shihet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat