Nga sot mërgimtarët paguajnë 50% më lirë

Lajme

Nga sot mërgimtarët paguajnë 50% më lirë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:35

Ka nisur zbatimi i pagesës me lirim për 50% të Policës Kufitare të Sigurimeve. Mërgimtarët e mirëpritën këtë lirim që erdhi pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Por, ata kërkojnë që në të ardhmen të mos paguajnë fare, pasi janë të pajisur me Karton të Gjelbër prej vendeve ku jetojnë.

Në mëngjesin e sotëm, Baki Rexhepi, është kthyer nga Gjermania. Ka ardhur t'i kalojë pushimet verore në shtëpinë e tij, në Bardhosh të Prishtinës. Ai thotë se ishte ndër të parët që pagoi Policën Kufitare të Sigurimit, me lirim prej 50 për qind. Thotë se është i kënaqur me lirimin.

Lirimin e Policave Kufitare të Sigurimit, e mirëpritnin mërgimtarët që nëpërmjet Merdarit, ktheheshin në atdhe për pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat