Nisin patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri

Lajme

Nisin patrullimet e përbashkëta policore Kosovë – Shqipëri

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 07:03

(E plotësuar) olicia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët ndërshtetërorë.

U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë.

Nënshkrimi dy palësh u bë në pikën kufitare në Vermicë. Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga sot nisin patrullimit e përbashkëta policore të Kosovës e Shqipërisë

Policia e Kosovës (PK) organizon konferencë për media e cila ka të bëje me fillimin e implementimit të patrullimit të përbashkët të njësiteve policore të PK-se dhe të atyre të Shqipërisë.

Nga sot pritet të fillojë turni i parë i zyrtarëve policor të PK-së gjegjësisht të njësive rajonale të komunikacionit rrugor (NjRKRr) dhe njësisë për kontroll të autostradave (NjKA), të cilat do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2015.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat