Dy serbët e akuzuar për krime lufte kthehen në paraburgim

Lajme

Dy serbët e akuzuar për krime lufte kthehen në paraburgim

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:02

Gjykata e Apelit ka rikthyer në paraburgim dy serbët që akuzohen për krime lufte në Kosovë.

Aleksandër Llazoviq dhe Nebojsha Vujaqiq të cilët para dhjetë ditësh janë liruar nga gjykata Themelore e Mitrovicës që të mbrohen në liri janë kthyer sërish në paraburgim.

Mediat në gjuhën serbe në Kosovë bëjnë të ditur se këtë informatë e ka konfirmuar edhe avokati Zhivojin Jokanoviq i cili ka thënë se vendimin zyrtar e ka marrë sot më të cilin dy serbët kthehen në paraburgim.

Këta dy janë në mesin e pesë të akuzuarve për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

Në këtë rast akuzohet edhe lideri i serbëve në veri të Mitrovicës Oliver Ivanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat