Thaçi mbështetet për muri! E ndjen kryqëzimin e shokëve për ndëshkimin e komandantëve!

Lajme

Thaçi mbështetet për muri! E ndjen kryqëzimin e shokëve për ndëshkimin e komandantëve!

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:17

Lideri i PDK-së, zv.kryeministri i Kosovës për herë të parë po ballafaqohet më seriozisht se kurrë me rezistencën brenda partisë. Për herë të parë ai mund ta ndjejë trazimin serioz se si mbështetësit tuaj të deridjeshëm të të vihen kundër, dhe mund t’ju mbështesin për muri. Madje në këtë situatë edhe mund t’ju kushtëzojnë dhe shantazhojnë. Këta deputet sikur ndjehen të tradhtuar nga lidershipi i PDK-së. Edhe pse aktualisht vetëm 2-3 prej tyre po ndihen të gjallë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli – kryekuvendar dhe herë-herë Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, të cilët e kanë përkrahur krijimin e gjykatës speciale në publik.
Të njëmbëdhjetë deputetët që po e mbajnë të kryqëzuar Thaçin, i cili më së shumti ka premtuar formimin e saj, janë deputetët: Ganimete Musliu, Rafet Rama, Xhevahire Izmaku, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Nuredin Lushtaku, Sala Berisha-Shala, Fadil Beka, Fadil Demaku, Nait Hasani e Raif Qela.
Në ndërkohë, nuk dihet ende se kush i kontrollon ata që organizuan protestën, a janë të vetorganizuar, spontanisht apo janë kundërshtarë të vet Thaçit, apo më tej akoma, janë edhe mbështetës të Thaçit, edhe të Kadri Veselit, dhe thjesht po e përmbushin ‘lojën’, ndërkohë, që atyre i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje, për motive që saktësisht nuk dihen, por që korrespondon plotësisht me konceptet e saja. Veçse kjo e fundi në vazhdimësi është angazhuar edhe për burgosjen e komandantëve, por për keqbërjet në paqe, ndërsa vazhdon ti respektojë të bëmat e tyre në luftë.
Nëse ky grup i deputetëve sot ia kthen shpinën vërtetë Thaçit, e ardhmja e tij vërtetë do të jetë paracaktuar. Kështu që projekti i tij politik, që ai të zgjidhet president i vendit mund të ketë dështuar që tani. Përveç një grupimi të tillë kundër tij brenda partisë, këtyre do t’ju bashkohej edhe një grup deputetësh të LDK-së, dhe me kaq do të mbyllej, ‘saga’ e Thaçit për të dominuar politikën. I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat