Vuçiç në Tiranë e konsideron edhe Kosovën si shtet (Foto)

Lajme

Vuçiç në Tiranë e konsideron edhe Kosovën si shtet (Foto)

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:08

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “do të kërkojmë nga Bashkimi Europian mbështetje për projektet tona të përbashkëta që do t’i lidhin shtetet tona”.

Këtë postim, Vuçiç e ka bërë duke shpërndarë edhe foton e përbashkët të Kryeministrave të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Isa Mustafën.

Edhe pse në Konferencën e Tiranës, shefat e qeverive janë përfaqësuar pa simbole shtetërore ose në të ashtuquajturin format Gymnich, për shkak të Serbisë e cila nuk e njeh Kosovën, vet Kryeministri Vucic në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një tweet ku edhe Kosovën e konsideron si shtet.

“Do të kërkojmë nga Bashkimi Europian mbështetje për projektet tona të përbashkëta që do t’i lidhin shtetet tona”. Bashkë me këtë Vuçiç ka shpërndarë edhe fotografinë e Kryeministrave të rajonit, përfshirë edhe atë të Kosovës Isa Mustafa.

Dje, në Tiranë Vuçiç tha se Serbia do ta vazhdojë ta trajtojë Kosoën si pjesë përbërëse të saj. Emërtimi edhe i Kosovës si ‘country” nga ana e tij mbase mund të jetë ndonjë gafë e jo ndryshim radikal i Serbisë ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat