Trimat nuk vdesin kurrë! E pagëzon djalin me emrin Beg (Foto)

Lajme

Trimat nuk vdesin kurrë! E pagëzon djalin me emrin Beg (Foto)

Më: 24 maj 2015 Në ora: 14:36

Ende nuk i është dhënë lamtumira e fundit, por Beg Rizaj duket se nuk do të vdesë kurrë. Pinjolli më i ri i familjes Demaliaj, i lindur në Paris, ka marrë emrin e Komandant Begut.

"KOMANDANT...!!! Ende pa tu dhënë lamtumira e fundit të njoftoj se emri yt sot është Përtrirë. Sikur të kisha ty bashkëluftëtarë,shokë,vëlla dhe nipin më të mirë o Legjendari BEG M. RIZA nipi im i sapolindur me Krenari do ta bartë emrin tënd BEG M. DEMALIAJ...!!! U bëftë Trim si Ty...!!! KOMANDO...!!!", shkruan Demaliaj.

Beg Rizaj humbi jetën në Kumanovë gjatë një përplasjeje të armatosur me forcat policore dhe ushtarake maqedonase më 9 dhe 10 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat