Qeveria e Kosovës ta anulojë mbledhjen e përbashkët me qeverinë ‘monstra’ të Gruevskit

Lajme

Qeveria e Kosovës ta anulojë mbledhjen e përbashkët me qeverinë ‘monstra’ të Gruevskit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:38

Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të marrë vendim për anulimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë. Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë pikë kuptimi të takohet më me qeverinë e Maqedonisë, në kohën që janë vërtetuar raste të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, dhe për sa kohë që nuk lirohen të burgosurit e pafajshëm, të cilët kanë mbushur burgjet e Maqedonisë. Qeveria duhet të refuzojë edhe takimet me palën shqiptare në Qeveri, përderisa kjo nuk e ngreh çështjen e lirimit të të burgosurve të pafajshëm shqiptarë, jo vetëm në rastin “Sopoti’, por në të gjitha rastet tjera.
Nuk ka kuptim që të mbahet mbledhja e dy qeverive, derisa ajo shtyp dhe burgos shqiptarë vetëm për të nxitur radikalizëm islamik me qëllim të shpërfytyrimit dhe tjetërsimit të identitetit të shqiptarëve. Nuk ka kuptim të jenë ballë për ballë kryeministri Isa Mustafa, dhe Gruevski, i cili e ka ndërtuar mandatin e dytë duke komplotuar vrasjen e të rinjve sllavo-maqedonas vetëm e vetëm për të fajësuar shqiptarët në sy të botës. Shqiptarët ta anulojë takimin e përbashkët me krijuesin e “Monstra”, ata që ishin të gatshëm të vrisnin fëmijët e tyre, që të fajësonin shqiptarët në sy të botës. Ky shovinizëm dhe sadizëm nuk ka vend në asnjë qeverisje as në Ballkan. Nuk mund të tregohet indiferente as qeveria e Kosovës dhe as ajo e Shqipërisë, përkundrazi duhet të bëjnë presion edhe tek diplomacia dhe institucionet ndërkombëtare, që jo vetëm se të bie qeveria Gruevski sa më parë, por që nuk mund të vije asnjë qeveri me qasje antishqiptare dhe diskriminuese në pushtet! I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat