​Shërbimi Korrektues shpreh keqardhje për vdekjen e të burgosurit në Dubravë

Lajme

​Shërbimi Korrektues shpreh keqardhje për vdekjen e të burgosurit në Dubravë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:52

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, (SHKK), shpreh keqardhjen lidhur me vdekjen e të burgosurit nga Gjilani, M. B., i burgosur në burgun e Dubravës.

SHKK njofton opinionin publik se trupi i pajetë i të burgosurit M. B., është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML), lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.

Lidhur me këtë, DML, tanimë ka bërë autopsinë e viktimës, mirëpo për të kuptuar shkakun e vdekjes, SHKK është në pritje të raportit të analizave toksikologjike dhe histopatologjike, pas të cilave do të njoftohet më gjerësisht edhe opinioni publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat