Dëshmorët e Llapit pas 16 vjetësh i bëjnë bashkë komunën dhe shoqatat e dala nga lufta

Lajme

Dëshmorët e Llapit pas 16 vjetësh i bëjnë bashkë komunën dhe shoqatat e dala nga lufta

Më: 4 maj 2015 Në ora: 22:43

Nesër në Kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” mbahet manifestimi kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Llapit.

Këtë vit, për herë të parë ky manifestim organizohet bashkë nga komuna e Podujevës dhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

5 maji është dita e dëshmorëve të Llapit dhe viteve tjera kjo ditë është shënuar ndaras si nga komuna e po ashtu edhe nga shoqatat e luftës.

Në Orllan te kulla e heroit Zahir Pajaziti mbahet një akademi përkujtimore dhe një program artistik. Manifestimi fillon në orën 14.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat