Gjakova merr masa për mbrojtje ndaj djegies së pyjeve

Lajme

Gjakova merr masa për mbrojtje ndaj djegies së pyjeve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:54

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjakovës, ka organizuar një takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe me atë të sektorit të pylltarisë, ku është diskutuar për përcaktimin e detyrave lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve nga zjarret eventuale, në sezonin veror.

Sipas Ndue Muqës, drejtor i DMSH, në këtë takim janë përcaktuar prioritetet që në çdo situatë të jenë të gatshëm për intervenime të shpejta por edhe në parandalimin e zjarreve që mund të shkaktohen në sezonin veror.

Njëkohësisht sipas Muqës është apeluar edhe tek të gjithë qytetarët që ti bashkohen kësaj mase preventive në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, jo vetëm nga zjarret eventuale e të rastësishme por edhe nga individët që bëjnë prerjen ilegale të pyjeve.

Nga komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, është dhënë zotimi që të shtohen masat e mbrojtës e të sigurisë së pyjeve, njëjtë është aloduar edhe nga ana e sektorit të pyjeve veçmas të pylltarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat