Vrasësit me pagesë, dhe ushunjëzat e SHISH-it të Klosit, Brokajt, Lames...

Lajme

Vrasësit me pagesë, dhe ushunjëzat e SHISH-it të Klosit, Brokajt, Lames...

Më: 28 prill 2015 Në ora: 08:46

A ishte vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, vrasje jo vetëm e një ushtaraku të lart shqiptar, por edhe atentat më i madh ndaj një misioni të bashkimit të faktorit ushtarak për çlirimin e Kosovës?
Në esencë gjërat ecën në atë mënyrë që numërimi mund të fillojë vetëm negativisht të jetë? Shqiptarët janë humbës dhe të humbur kudo dhe kurdo. Kjo është tragjika e kësaj sjellje, që në thelb nuk mund të gjykohet ndryshe veçse si antishqiptare. Për realizimin e saj duhej një stërhollim. Kështu që në ndihmë u thirrën elementet që punonin kundër interesave shqiptare, për të kamufluar vrasjen, në mënyrë që ajo të tingëllonte si një vrasje e kryer nga Beogradi, Serbia. Natyrisht që nga vraja më së shumti përfitonte Beogradi, por shqiptarët do të ishin viktima të jashtëzakonshme.
Skender Zogaj, ish zyrtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtjes e kujton atë vrasje, si vrasje të një misionari shqiptar, i cili “ishte zotuar të realizonte unifikimin e faktorit ushtarak”. Sipas Zogajt, përveç se vrasja ishte antishqiptare ajo ishte në favor të grupeve të majta që po synonin të gllabëronin çdo gjë, pushtet dhe para. “Ishin rrethanat kur faktori ushtarak ishte i shkapërderdhur, me tendenca të forta të degjenerimit të skajshëm nga grupet e ndryshme ilegale, të nxitura nga bashibzukët e çartun marksistë, stalinistë, enveristë, të cilët kishin hetuar thasët e parave që po mblidheshin nga mërgata dhe, ia kishin frikën mirëmenaxhimit të parave, që do ta krijonte frontin e vërtetë të luftës çlirimtare. Për këtë ishte betuar ministri Ahmet Krasniqi dhe kishte marrë të gjitha masat për krijimin e ushtrisë institucionale, me kuadrot e mirëfillta profesionale ushtarake, që do të udhëhiqnin luftën çlirimtare. Kjo ishte rruga e Ministrit Krasniqi, që i trishton cubat, prandaj ata vënë maskat e zeza, vrasin Kolonelin dhe marrin udhën e krimit”, thotë Zogaj, i cili ishte zyrtar i lartë në Qendrën për Informim të FARK-ut, dhe këshilltar personal për informim i ministrit Ahmet Krasniqi.
Zogaj beson pa mëdyshje se vrasja për të cilën duhet të rrëfejë para së gjithash Fatos Klosi ish shefi i Shërbimit Kombëtar për Informim, ishte vepër në të cilën ishin të përfshirë agjent ë shërbimit të sigurimit serb.
“Koloneli vritet pikërisht, në çastin kur merr vendim për hyrje në arenën luftarake të Kosovës, shkrepen plumbat, që e kanë vetëm një shpjegim: ishin plumba tradhtie, që bëheshin nga dora shqiptare me porosi të armiqve të Kosovës. Serbia aso kohe kishte angazhuar shumë spiun në Shqipëri, që kishin detyrë të gjenin sa më shumë argatë shqiptarë. Të këtillët ishin të dukshëm, sepse hapur propagonin kundër Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ishin produktet e ilegalitetit, matrapazët e rrugëve, vrasësit me pagesë, dhe ushujzat e SHISH-it të Klosit, Brokajt, Lames, dhe dilenxhinjve të tjerë rretherrotull tyre, që njërën dorë mbanin në Serbi e tjetrën në thasët e fondit “Vendlindja thërret”. Nuk ka asnjë dilemë se këtu ishin krijuar planet dhe ishin caktuar vrasësit”, thotë Zogaj.
I. M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat