Haziri reagon pas zhvillimeve të fundit në Karadakë

Lajme

Haziri reagon pas zhvillimeve të fundit në Karadakë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:20

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas vepimeve të fundit të Ministrisë e Punëve të Brendshme e ciila është duke realizuar aksione policore në zonën e Karadakut.

Haziri ka thënë se ai ka vizituar personalisht brezin kufitar dhe nuk pashë asgjë të jashtëzakonshme që të justifikohet ky represion.

"Veprimet e fundit të autoriteteve policore të Maqedonisë ndaj vendbanimeve shqiptare të Karadakut, janë të panevojshme dhe të dëmshme për të dyja palët. Kam vizituar personalisht brezin kufitar dhe nuk pashë asgjë të jashtëzakonshme që të justifikohet ky represion. I bëjë thirrje autoriteteve të Maqedonisë që ta ndalin këtë represion dhe këtë provokim ndaj shqiptarëve. Neser do të pendoheni ju!", ka shkruar Haziri në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat