Punëtorët ndërpresin grevën

Lajme

Punëtorët ndërpresin grevën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:56

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Asllan Rusinovci ka thënë se punëtorët e kanë ndërprerë grevën.

Ai ka treguar se ky vendim është marrë të premten.

“Të premten kemi vendos mos me vazhdu më grevën, sepse po duhet me punu”, ka thënë ai.

Greva është ndërprerë, edhe pse nuk u janë përmbushur kërkesat e tyre për punë.

“Punët duhet të përfundohen. Nuk po mundemi me protestu kundër pushtetit, pushteti nuk po na e vë veshin”, ka shtuar ai.
Rusinovci ka thënë se zyrtarët të Ministrisë së Administrimit Publik u kanë thënë punëtorëve që mos të qëndrojnë në zyret ku nuk ka oksigjen dhe të lëvizin në ato ku ka.

“Të ministrisë na kanë propozuar që të kalojmë nga zyra në zyrë, aty ku ka oksigjen, aty të punojmë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Rusinovci ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hulumtime dhe se po bëhen hapje me anë të gypave për të verifikuar se në cilat pjesë ka ose jo oksigjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat