Vazhdon java e personave të pagjetur

Lajme

Vazhdon java e personave të pagjetur

Më: 25 prill 2015 Në ora: 08:14

Në kuadër të aktivitetit ‘Java për Personat e Pagjetur’, sot vazhdojnë homazhe dhe vizita në Klinë, Pejë dhe Deçan.

Homazhet janë organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, dhe Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë pret në takim Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit me një delegacion.

Pastaj, janë paraparë homazhe te Memorialit i personave të zhdukur në mes të fshatit Pobergj, homazhe në fshatin Beleg, në “Kompleksin Memorial’’ në qendër të fshatit, si dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit ’’ në Gllogjan.

16 vite pas luftës, vazhdon të mos dihet fati i më shumë se 1650 personave të vrarë, e të zhdukur nga forcat paramilitare serbe. Ndër ta mendohet të jenë rreth 99 fëmijë, e shumë njerëz tjerë të moshave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat