Nuk ju dha ndihma, i burgosuri gëlltit 100 qetësues - tenton të vetëvritet!

Lajme

Nuk ju dha ndihma, i burgosuri gëlltit 100 qetësues - tenton të vetëvritet!

Nga: Diana Bunjaku Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:06

Ndonëse i kanë mbetur vetëm edhe 6 muaj vuajte të dënimit për të thënë “lamtumirë” Burgut të Dubravës, Sedat Fejza 40 vjeçar nga fshati Mogillë i komunës së Vitisë, megjithatë ditë më parë kishte vendosur që t’ia marr vetës jetën, duke gëlltitur kështu rreth 100 pilula qetësues.

Ai me datën 7 prill në ora 20;58 minuta ka dashur t’i jap fund jetës. Sipas tij, arsyeja pse ai kishte dashur t’i jepte fund jetës së tij, ishte për shkak se mjekët nuk i kishin ofruar atij ndihmë mjekësorë në kohën sa kishte nevojë për ta.

Ai thotë për “ Botë sot” se për 6 muaj sa është duke qëndruar në spitalin e Dubravës, mjekët nuk janë sjell edhe aq mirë sa duhet me të.
Madje ditën e 7 prillit kur edhe kishte dashur ti jep fund jetës, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga mjekët meqë iu kishin harxhuar barnat e ankthit të cilat po i pinte atëkohë, por askush se kishte marr parasysh kërkesën e tij.
“Kam kërkuar ndihmë nga mjekët, dhe gardianët nuk më kanë lënë të takohem me mjeken Blerina Mema, duke u arsyetuar se gjoja ajo nuk paska kohë për mua. Por më pas, unë e takova vet doktoreshën Mema në korridor, dhe i thashë që dua t’ më shikosh se si e kam gjendjen, por ajo më tha se : Nuk kam kohë të merrem me ty”. Dhe më besoni kjo mjeke nuk i përshtatet as rregullave, as kërkesave të burgosurve (pacientë) e as veshjes etike”, thotë i burgosuri Fejza.
Mësohet se kjo është hera e tretë, që ai dëshiron t’i marr vetes jetën.

Rrëfimi i të burgosurit Sedat Fejza:

“Kam pasur vetëdije deri në çastin kur kam bërë gati grushtin e 4 për t’i pirë gjithë pilulat e mbetura. Shokët e dhomës me kanë parë, vetëm atëherë kur kam futur grushtin e fundit në gojë, me gjithë hapat që i kisha mbledhur. Me pas ka ardhur vetura emergjente e ambulancës që të më dërgojë në spitalin e Pejës, por unë edhe në atë gjendje kam refuzuar të shkoja, sepse kësaj radhë me të vërteta lutesha që të vdisja, thotë Fejza. Ai ka treguar se të nesërmen kur i kishte ardhur vetëdija rreth orës 11 e kishte parë veten në Spitalin e Pejës.

“ Kur më erdhi vetëdija e pash veten në spital i kisha gjithë aparaturën në fytyrë e hundë. Dëgjova se dikush nga infermierët e thirrën mjekun, dhe mjeku kërkoi nga oficerët që unë të qëndroja edhe 4 ditë shtritë në spitalin e Pejës. Oficerët i thanë mjekut se nuk kanë të drejtë t’ më linin aty, për shkak të Drejtoratit, duke kërkuar nga mjeku që t’ më dërgonin sa më parë në spitalin e Dubravës”, rrëfen Fejzja duke treguar edhe për rrugëtimin e tij, nga spitali i Pejës, për në spitalin e Dubravës.
Ai ka treguar se si në dorën e djathtë kishte pasur ende kamillën në dorë dhe prangat njëkohësisht.

“ I kërkova oficerit që të lironte dorën pak nga prangat mbasi mu kishte nxirë dhe ajur, por në atë momente reagoi shoferi duke më kapur me forcë për krahu dhe duke kërkuar nga unë që të mos bëja shumë zhurmë. Pasi ai më lëndoi me gjithë atë fuqi, unë e ofendova duke e sharë, dhe shoferi më tha se këtë sharje, do ta “ paguaj” sapo të mbërrija në Dubravë”, thotë Fejza.

Sipas tij, në dhomën e spitalit të Dubravës ai kishte mbërritur pa vetëdije, dhe tek të nesërmen kishte vërejtur se dora e iu kishte bllokuar.
“ Kur më doli vetëdija pashë se dora e majtë mu kishte nxirë jashtë normales, dhe damarët më ishin bllokuar, dhe nuk kisha më qarkullim të gjakut. Kam kërkuar që t’ më fotografojnë dorën por mjekët më ofruan vetëm infuzion dhje akull”, thotë Fejza.
Duke folur rreth përjetimeve të tij të trishta Fejza, ka treguar se prej 6 muajve vazhdon të qëndrojë në spitalin e Dubravës,falë shefit të Spitalit, Nexhip Shatrrit i cili e kishte tërhequr atë nga pavijoni dhe e kishte sjellë në spital.

“ Unë jam sot gjallë falë Shatrrit, sepse sa kam qëndruar këtu ku jam, ai më ka ndihmuar dhe më ka rekomanduar shumë. Sa herë që shefi i këtij spitali pra Shatrri mungon, këtu bëhen lloj- lloj padrejtësi me të burgosurit. Vetëm kur ai është këtu ligësitë dhe padrejtësitë treten” thotë i burgosuri Fejza.

Ai ka treguar se pas datës 7 prill, kur edhe kishte tentuar të bëj vetëvrasje, me datën 16 prill në spitalin ku po qëndronte ai, kishin shkuar disa mjekë nga nga Qendra për Rehabilitim, që ta vizitonin atë.

“Këta mjek pasi kanë marr vesh, se unë kam dashtë me mbyt veten, kishin ardhur që t’ më vizitojnë dhe t’ më shohin nga afërm, se për çfarë depresioni bëhet fjalë. Ata kanë qëndruar në dhomën time 40 minuta dhe më kanë bërë një varg pyetjesh. Edhe vet mjekët e kësaj qendre, janë habitur se si nuk më është ofruar ndihma mjekësore, në kohën sa unë kisha nevojë për ta”, rrëfen Fejza.

Ai po ashtu ka treguar, se familjarët i kishin sjellë atij, barna në spital për ankth dhe qetësim, pasi në spital kishte mungesë të tyre.

“ Ky spital nuk kishte edhe aq hapa furnizues, por pas reagimit të Qendrës për Rehabilitim tani spital është furnizuar, me të gjithë llojet e barnave “ thotë Fejza.

Ai ka treguar edhe se si me datën 31 tetor të vitit 214, ai kishte kërkuar nga paneli që të lirohet me kusht, por ende që nga ajo kohë nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

“Unë e pata humbur vetëdijen edhe më parë, diku me datën 28 tetor në spital të Prishtinës, dhe atje kam qenë i lidhur si kafshë me duar e këmbë për krevati. Më kujtohet se mjekja i pat thënë oficerëve që nuk dëshironte të ketë në dhomë një pacient të lidhur ashtu si kafshë, dhe që unë të qëndroja disa ditë në spitalin e Prishtinës në QKUK, por oficerët sapo kishte dal ajo nga dhoma, me forcë më dërguan jashtë, ku edhe po na priste vetura.

“ Iu kam kërkuar ujë oficerëve pasi më pa aradhe vetëdija por njëri nga ta, Driton Idrizaj, më tha se do të japim rrugës. Kisha etje të madhe sepse edhe atëkohë kisha tentuar të vetëvritesha njëjtë kështu me hapa (pillulla).
Oficerët dhe shoferi janë ndalur rrugës kanë marrë gjëra ushqimore për veti, dhe gjithë rrugës kanë ngrënë, kurse mua as një pikë ujë s’ më kanë ofruar”, ka rrëfyer Fejza, duke treguar se pasi ka arritur në spitalin e Dubravës, pas 2 orëve rruge, kishte pirë ujë pa ndërprerë, nga etja që e kishte kapluar.
“ Unë nuk kam pasur as fletë lëshim nga mjekja, e cila sa isha në spital i lidhur si kafshë, kërkoi nga oficerët që unë të qëndroja 3-4 ditë në spitalin e Prishtinës. Por ata në një farë mënyrë më rrëmbyen duke më sjell në spital pa më pyetur fare, dhe pas asnjë gotë ujë, edhe pse sa ishte mjekja aty, i premtuan se do të më ofronin”, thotë Fejza duke treguar se në spitalin e Dubravës ku tani ai gjendet, ka edhe shumë persona zyrtarë të SHIK-ut ( në cilësinë e pacienteve ) të cilët dali kur të donë , shkojnë kur të donë dhe bën çfarë të donë.

Për çfarë dënohet Fejza?

Sedat Fejza baba i dy fëmijëve, i cili që 6 muaj gjendet në Spitalin e Burgut të Dubravës, ishte dënuar me 6 vite e gjysmë burg për shkak se gjoja ka plagosur dy priftërinjtë(ku njëri nga ta, pas plagëve të marra ka ndërruar jetë), (njëri 60 vjeç dhe tjetri 40 vjeç si dhe një serb të moshës 25 vjeç, në Kllokot të Vitisë në vitin 2000)
Ai ka kërkuar disa herë që lënda e tij t’i kthehet në rigjykim, pasi siç ka bërë edhe vet të ditur, se aktualisht ndodhet në spitalin e Dubravës, duke e vuajtur dënimin edhe për 6 muaj të mbetura, dënim ky që sipas Fejzës nuk i përket atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat