Zbulohet sulmi i radhës në Australi, arrestohen 5 adoleshentë. Dyshohen të jenë pjesë e ISIS

Lajme

Zbulohet sulmi i radhës në Australi, arrestohen 5 adoleshentë. Dyshohen të jenë pjesë e ISIS

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:09

Pesë adoleshentë u arrestuan të shtunën e 18 prillit në Melburn të Australisë, në atë që policia e quajti operacion antiterrorist.

Tre nga adoleshentët, të gjithë 18 ose 19 vjeç, janë liruar por do të jenë nën vëzhgim, tha Policia Federale australiane, ndërsa dy prej tyre mbeten në paraburgim.

Sevdet Besim, 18 vjeç, është akuzuar për kryerjen e një akti terrorist. Ndërsa i dyshuari tjetër, 19 vjeç, nuk është paraqitur ende në Gjykatë.

“Nga disa prova që kemi mbledhur nga vendi i ngjarjes dhe nga disa informacione të tjera, besojmë se këto sulme janë inspiruar nga ISIS,” tha Neil Gaughan, komisioner i Policisë Federale australiane.

Të dyshuarit planifikuan të sulmonin gjatë një përkujtimi të madh kombëtar tha Kryeministri Tony Abbott të shtuntën më 18 prill. “Besohet se sulmi do të ndodhte kundra oficerëve të policisë,” tha ai.

Këto sulme ishin me rrezik për publikun gjithashtu, deklaroi policia. Sipas oficerëve të dyshuarit kishin si target Ditën Anzac që është Dita e Trupave të Ushtrisë së Australisë dhe Zelandës së Re më 25 prill.

Adoleshentët e akuzuar kishin lidhje me 18-vjeçarin Nadun Haider, i cili u vra teksa qëllonte me thikë oficerët në një rajon policie në muajin shtator të vitit 2014.

Kryeministri tha se tani gjenden qindra australianë që po luftojnë kundra terroristëve në Lindjen e Mesme.
Abbott shpalli ligje më të forta dhe strikte në luftën kundra terrorizmit. Autoritetet gjithashtu kanë pezulluar pasaportat australiane të atyre që dyshohen si terroristë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat