Shqetësim në BE nga azilkërkuesit shqiptarë, dy organizata në Belgjikë ofrojnë kthimin falas

Lajme

Shqetësim në BE nga azilkërkuesit shqiptarë, dy organizata në Belgjikë ofrojnë kthimin falas

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:12

Shqiptaret jane bere problem ne 7 vende te Bashkimit Europian
Eurostat publikoi te dhena per numrin e larte te shqiptareve qe kerkojne azil ne vendet e bashkimit europian.
Ne islande shqiptaret zene vendin e pare me numrin me te larte te azilkerkuesve, ndersa ne irlande dhe litenshtejn zene vendin e trete.
ne Luxemburg dhe France vendin e katert dhe ne Greqi e Angli vendin e peste.
Po sipas eurostat gjermania regjistroi 6500 kerkesa per azil vetem ne tremujorin e pare te ketij viti. Sipas ketyre statistikave keto numra po vijne duke u rritur, me shume se 3200 shtetas shqiptare kane kerkua azil ne gjermani vetem ne muajin mars.
Se sa shqetesues eshte bere ky problem per vendet e Bashkimit europian tregohet edhe nga kjo broshure e shperndare ne belgjike, nga dy organizata qeveritare FEDASIL dhe IOM te cilat meren me strehimin dhe kthimin ne vendet e origjines te azilkerkuesve.
Ne to shkruhet se ofrohet kthimi ne shqiperi ne menyre vullnetere per azilkerkuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat