Vuçiç: Kërkesa e Hagës për kthimin e Sheshel në Hagë është imorale

Lajme

Vuçiç: Kërkesa e Hagës për kthimin e Sheshel në Hagë është imorale

Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:17

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kërkesa e Gjykatës së Hagës për kthimin e tij në Njesinë e Burgimit në OKB “ësht imorale” dhe se dikush është zemëruar me fjalimet e tij për sulmet e NATO-s në Serbi.

Vuçiç është përkrahur dhe nga Ministri i PUnës, Vulin, i cili nënvizoi se nëpërmjet këtij vendimi kërkohet të rrëzohet qeveria e Aleksandër Vuçiç.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës ka anuluar sot lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vojisllav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë me kancer. Tribunali i Hagës, sipas dokumenteve të tij, urdhëroi dhomën gjykuese që menjëherë ta anulojë lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhërojë kthimin e tij në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara” në Hagë.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi, për shkak të sëmundjes, derisa Gjykata e Hagës të vendos për akuzat për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan.

Vetë Vojisllav Shesheli ka deklaruar sot se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat