Gratë do organizojnë Akademi Verore të Dialogut

Lajme

Gratë do organizojnë Akademi Verore të Dialogut

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:53

Më 26 dhe 27 mars, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE në Serbi organizuan takimin e pestë me radhë të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi, në kuadër të Nismës “Folloë Us”.

Gjatë takimit, i cili për herë të parë u mbajt në Prishtinë, u diskutuan hapat e mëtejmë në zbatimin e planit të tyre të përbashkët të veprimit.

Pjesëmarrëset u pajtuan që të lansojnë dokumentarin “Folloë Us,” të themelojnë një platformë të përbashkët blogu për çështje gjinore, dhe të organizojnë një Akademi Verore të Dialogut për 30 gra të reja nga të dy shoqëritë.

Gratë pjesëmarrëse theksuan rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të këtij procesi të dialogut./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat