Nga një aksident në Pallatin e Drejtësisë, lëndohen 3 persona

Lajme

Nga një aksident në Pallatin e Drejtësisë, lëndohen 3 persona

Më: 5 mars 2015 Në ora: 16:13

Në Pallatin e Drejtësisë në pjesën ku është vendosur Prokuroria Themelore e Prishtinës, nga rrëzimi i një vitrine, janë lënduar 3 punonjës.

Që nga hapja për funksionin të këtij objekti, që gjendet afër Hajvlisë në Prishtinë, janë dal në pah disa probleme teknike. Ndër to, sot ka ndodhur edhe një fatkeqësi në pjesën ku është vendosur Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Punonjës në këtë ndërtesë, kanë bërë të ditur për lajmi.net se një vitrinë e vendosur në një zyrë të kësaj ndërtese, ka rënë në dysheme, duke zënë kështu edhe tre punonjës të kësaj prokurorie.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe ekipi i ndihmës së shpejtë për t’i trajtuar të lënduarit. Ndërkohë ende nuk dihet nëse të aksidentuarit kanë marrë lëndime serioze, apo janë edhe në rrezik për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat