Rreth 17 milionë gjermanë bëjnë rrugë jo të shkurtër për të shkuar në punë

Lajme

Rreth 17 milionë gjermanë bëjnë rrugë jo të shkurtër për të shkuar në punë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:41

Çdo mëngjes, shumë gjermanë, rreth 8.5 milionë, bëjnë rrugë edhe më të gjatë se një orë. Ndërkaq, rreth gjashtë milionë të tjerë mbulojnë një distancë prej më shumë se 25 kilometrash.

Megjithatë, një figurë e rëndësishme tregon shkallën e “udhëtarëve” të Republikës së Gjermanisë: Më shumë se gjysma, rreth 60 për qind, e lënë çdo mëngjes vendbanimin e tyre kryesor për të shkuar në punë.

Kështu, më shumë se 17 milionë njerëz, disa me makinë, të tjerët me tren, shpenzojnë orë të tëra rrugë për të arritur në vendin e tyre të punës.

Dhe sipas medieve gjermane, arsyet janë të shumta.

Njëra prej tyre është thjesht për faktin se punëdhënësit e mëdhenj janë kryesisht të përqendruar në zonat urbane.

Një tjetër është se shumë gjermanë, më shumë përparësi i japin të jetuarit në fshat se në zonat urbane.

Por ka edhe arsye të prekshme ekonomike: në zonat urbane ka më pak zgjedhje për banim, andaj edhe çmimi i qirasë është më i shtrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat