I mituri nuk ka arritur të shkelë “tokën e Shamit”

Lajme

I mituri nuk ka arritur të shkelë “tokën e Shamit”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 08:43

“Udha e mbarë e të fala Ridvan Haqifit”, i kishte thënë hoxhë Hajrullah Aliu, të miturit L. Rexhepi kur e kishte nisur për në luftën e Sirisë.

Mirëpo, i mituri nuk ka arritur të shkelë “tokën e Shamit” siç cilësohet Siria. Është arrestuar në tentativën për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Një ditë më vonë është arrestuar edhe imami i xhamisë së fshatit Verbicë e Kmetovcit të Gjilanit, në cilësinë e të dyshuarit për terrorizëm.

Policia ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të Aliut, Dardan Kërqelin dhe Kastriot Halimin. Ata janë paraburgosur me nga një muaj paraburgim. Imami i xhamisë se këtij fshati, dyshohet për veprat penale, lehtësim në kryerjen e terrorizmit, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat