Vetëvendosje: I përgjigjemi Isa Mustafës kur ta publikon programin!

Lajme

Vetëvendosje: I përgjigjemi Isa Mustafës kur ta publikon programin!

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:02

Përkundër që kryeministri Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook i goditi Vetëevndosjen për programin qeverisës, nga kjo lëvizje nuk kanë shumë komente. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për Gazetën Blic se ata nuk i komentojnë deklaratat e kryeministrin në Facebook.
“Programin e Qeverisë e komentojmë pasi të publikohet. Nuk merremi me deklarata në Facebook”, ka thënë ai.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, Isa Mustafa sot ka thënë se programi qeverisës nuk u pëlqen …”as atyre që mendojnë ti kthejnë kooperativat dhe shtetëzimin si sistem ekonomik por as pronarëve formal e aq më pak atyre në hije të Casino-ve e kumarhaneve, të makinave të lojërave të fatit, që po ua marrin edhe ato pak para që u kanë mbet të varfërve”, duke aluduar kështu në Vetëvendosjen dhe AAK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat