Gjermania në alarm, policia e Bremenit paralajmëron për sulme terroriste

Lajme

Gjermania në alarm, policia e Bremenit paralajmëron për sulme terroriste

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 21:43

Policia e Bremenit ka paralajmëruar banorët e qytetit për një sulm të mundshëm terrorist në bazë të informacioneve të marra nga autoritetet federale të sigurisë. Paralajmërimi është vetëm i fundit i një serie të gjatë të bërë kohët e fundit në qytete të ndryshme gjermane.
Në deklaratën e policisë thuhet se që prej ditës së premte janë marrë informacione për aktivitete të mundshme të rrezikshme nga terroristët islamikë që janë pozicionuar në qytet. Mediat gjermane raportojnë se policia ka marrë masa për të siguruar me forca shtesë godinat më të rëndësishme në qytet.
Që prej fillimit të 2015-ës, autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për sulme të ngjashme në disa qytete. Vetëm dy javë më parë, policia në qytetin verior, Braunshvajg, anulloi paradën e karnavaleve pasi mori informacione konkrete për një sulm të mundshëm, ndërsa edhe protesta e 19 janarit nga organizata kundër islamizimit të Europës, PEGIDA, u anullua për të njëjtën arsye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat